Cullak në shtrat me Kanye West, reagon ish Presidenti Bush

Në videon e kangës “Famous”, reperi shfaqet në shtrat me protagonistë që ngjajnë me shumë personalitet të njohuna, ndër ta asht edhe ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Në atë klip shfaqen portrete nudo të famshmëve, si Ray J, Amber Rose, Caitlyn Jenner, Bill Cosby, George W. Bush, Donald Trump, Anna Wintour, Rihanna e Chris Brown – në kauç me Kanyen dhe gruen e tij, Kim Kardashian.

Nëse ka pasë ndonji dyshim… ai nuk asht Presidenti Bush. Ai asht në formë shumë ma të mirë”, i ka transmetue fjalët e 69-vjeçarit nji përfaqësues i tij për TMZ.

Ditë ma parë reagoi Chris Brown tue thanë se reperi ka shfrytëzue skulpturë të dylltë të tij për klipin.

kan1-1