Dafina Zeqiri ft. KAOS – Na (Versioni Tallava)

Nji ndër hitet e këtij viti deri tash asht pa dyshim bashkëpunimi mes Kaos dhe Dafina Zeqirit i titulluem ‘Na’.

Kjo kangë që nga minutat e parë të publikimit u shpërnda e u ndigjue me të madhe, përfshir edhe nga kolegët e artistëve.

Por kanë qenë fansat ata që kanë sjell versionet e tyne të interpretimit të kangës.

Mes tyne, po qarkullon në rrjete sociale edhe nji cover i cili sjell në zhanër më ndryshe nga nji vajzë shqiptare që jeton në Suedi.

Nëse ju ka shkue mendja se si mundet me tingëllue ‘NA’ në version më folk për të mos thanë tallava, video e maposhtme s’i len hapësinë imagjinatës.