Daily Mail e krahason Duan me Ritan, parashikohet me qenë ylli i kësaj vere

E përditshmja angleze “Daily Mail” shkruen se kangëtarja prej Prishtine, Dua Lipa, ka me qenë ylli i kësaj vere, derisa i ka cek sukseset e saj deri sot.

“Ajo ishte në mesin e talenteve ma të mira për vitin 2016 në çmimin prestigjioz të BBC ‘Sound of 2016’, falë thjeshtësisë së saj, zanit dhe muzikës pop të këndueme nga ajo e të ndikueme nga hip-hop.

Sot Dua Lipa, ashtu si Rita Ora, që i ka prindët shqiptarë prej Kosove, ka tërheq vemendje të madhe”, shkruen Daily Mail.

Në këtë shkrim ma tutje thuhet se 20-vjeçarja ka ba nji depërtim të fuqishëm në industrinë e muzikës.

Ajo në moshën 14 vjeçare kishte fillue me i ba ‘cover’ kangët e Nelly Furtados. Kur familja e saj u kthye në Kosovë, ajo u rikthye në Londër për me ndjek andrrën e saj për muzikë. Ndërsa në moshën 17 vjeçare talentin e saj e kishte vërejt menaxhmenti i kangëtares Lana Del Rey, të cilët nënshkruen kontratë me të, për me vazhdue ma mbas marrëveshja edhe me menaxhmentin e Next Model, dhe prezantimi i koleksionit të veshjeve të dizajneres Stella McCartney.

“E tash, mbas nënshkrimit të nji marrëveshjeje të randësishme muzikore, parashikojmë se kanga e saj e tretë ‘Last Dance’, ka me vendosë familjen e saj në qendër të vëmendjes”, thuhet ma tej.