Daily Mail: Qe nga vjen bukuria e Rita Ores

Daily Mail i ka kushtue sot nji shkrim të veçantë nanës së Rita Orës, e cila ka tërheqë vëmendjen me foton e fundit të postuem në rrjetet sociale ku shihet e veshun me fustanin e vajzës së saj.

Shkrimi i plotë nga Daily Mail:

Nana e Rita Orës ka nji paraqitje të mrekullueshme, për me u pasë zili dhe asht e qartë nga ka trashëgue vajza e saj gjenet e mira, shkruen Daily Mail.

Nana e kangëtares 25 vjeçare Vera mori vëmendjen e mediave kur postoi nji foto me nji fustan të Rita Orës.

Nana e tre fëmive bani nji ‘selfie’ në pasqyrë, derisa po qëndronte në shkallë.

Të njajtin fustan e ka pasë edhe Rita gjatë vizitës në Kallnor të këtij viti në Ambasadën e Kosovës në Londër.

Kangëtarja e hitit ‘Hot Right Now’ kishe ndërrue stilin e veshjes gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ylli asht tashma ambasadore e nderit për Kosovën për kontributin e saj në njohjen e shtetit.

nana e rita ores