‘Dajak’ me pare

Për me e ngritë nji biznis t’suksesshëm, vullneti dhe mundësia financiare janë dy elemente, por jo ma t’randësishëm se idetë.

Dhe, shembulli ma i duhun për këtë, mbrrin nga Britania, ku nji kompani në Londër siguron të ardhuna të kënaqshme me biznisin e “dajakit” ndaj mashkujve.

Bahet fjalë për nji shërbim të ofruem për të tanë ata mashkuj që duen ‘të rrahen’ nga femna bukuroshe dhe mundëse.

Shërbimi ofrohet kundrejt tarifave të majme; nji orë 150 paundë, por kjo nuk ka pengue ideatorin që t’jetë tejet i kënaqun, bile ai mendon që me e shtue stafin, numrin e shërbimeve të ofrueme…edhe çmimin.