Apokalipsa n’Zelandën e Re (video)

zelanda e re-termeti

Disa tërmete në Zelandën e Re kanë shkatërrue vendin.

Të paktën dy persona kanë humb jetën, ndërsa damet materiale vlerësohen në miliarda dollarë.

Kryeministri i Zelandës së Re, John Key, tha se dy tërmete të fuqishme gjatë natës së shkueme, pranë qytetit Hanmer Springs, kanë shkaktue valë të cunamit dhe kanë ba që mija njerëz të zhvendosen.

Tërmeti i parë, prej 7.8 shkallësh të Rihterit, ka godit të Diellën në mëngjes në të njajtën zonë, jo larg qytetit Christchurch.

Christchurch asht shkatërrue në vitin 2011 nga nji tërmet që ka lanë 185 njerëz të vdekun.

Kryeministri Key u ka ba thirrje banorëve me lëviz në zona ma të thella kontinentale.