Dashnia e shekullit, janë ma shumë se 100 vjet dhe kanë 96 vjet bashkë!

Nji çift i përkushtuem nga nji fshat i Kinës, ka prek zemrat e mija njerëzve që kanë lexue historinë e tyne.

Çifti ka 96 vjet që jetojnë bashkë dhe mbështesin njani-tjetrin me shumë dashni.

Bashkëshortja 103-vjeçare u zhvendos te shtëpia e burrit 102-vjeçar, kur ajo ishte vetëm 6 vjet mbasi prindit e saj vdiqën, raporton “Huanqiu”.

Simbas nji tradite kineze, vajza u adoptu nga nji tjetër familje dhe kur të rritej do të martohej me nji nga djemtë e kësaj shtëpie.

Fotot e publikueme nga mediat kineze tregojnë çiftin që jeton në qytetin Suqiao në provincën e Guangxi’së.

Ata jetojnë prej 96 vitesh nji jetë të thjeshtë, të bukur e të lumtun.

Si shihet edhe nga fotografitë, ata ecin të kapun dorë për dore, të dashunuem si në ditën e parë që janë martue.

 

2-kina

 

3-kina