Deklarata ‘bombë’ e kangëtares shqiptare: “Na ofrojnë pare për seks”

Anxhela Peristerin krejt e njohin si nji kangëtare që ka nji za shumë të mirë dhe që muzika live asht frymëzimi i saj. Në nji intervistë për “INtv” ajo ka folë pa dorëza dhe ka kallxue realitetin e muzikantëve e kangëtareve në Shqipni.

Simbas Peristerit, persona të ndryshëm, normalisht të pasun, u ofrojnë pare në këmbim të seksit. Ajo shprehet se vetë, personalisht askush nuk i ka ofrue diçka deri tash, mbasi “çdo njeri e pozicionon vetveten kundrejt të tjerëve, por në Shqipni kështu funksionon”.