Del në shitje vena ma e shtrejtë në botë, qe sa kushton nji shishe

Nji arkë me 12 shishe venë të vitit 1988, e cilësisë ma të mirë Romanée-Conti ka me dalë në ankand të Shtunen në Geneva, e vlerësueme me çmimin 140,000 mijë paund.

Simbas llogaritjeve, nji shishe ka me kushtue 11,666 paund, ndërsa nji gotë venë ka me kushtue 2333 paund.

Ky ankand ka me qenë privat dhe kanë me u shitë 1400 shishe venë të tjera nga Conti Domain Romanée. I tanë koleksioni pritet me u shitë për 2.7 milion paund, ku ma e shtrejta ka me qenë pa dyshim, arka me 12 shishe e venës Romanée-Conti.