Del zyrtarisht kanga ‘Bonbon’ në anglisht

Asht publikue ma në fund edhe verzioni në anglisht i kangës “BonBon”, të kangëtares së njohun shqiptare, Era Istrefi. E cila tashma asht nën menaxhimin e shtëpisë së madhe muzikore amerikane, Sony UltraMusic

Nji gja që ka ndodhë mbas shumë paralajmërimesh. Ky publikim asht ba nga vetë produksioni që menaxhon kangëtaren kosovare.

Kujtojmë se verzioni në gjuhën shqipe, ka marrë mbi 77 milionë klikime në YouTube, ndërkohë që nuk duhet harrue se ajo kishte plot 300 milionë klikime para se me u fshie nji herë mbas nënshkrimit të kontratës me gjigantin muzikor amerikan.