Der Spiegel vlerëson shumë nalt filmin kosovar ‘Babai’

Gazeta gjermane me ndikim n’Europë “Der Spiegel” ka vlerësu nalt filmin kosovar “Babai”, me regjisor Visar Morinën, i cili ka jetu dhe studiu në Gjermani.

“Spiegel” përshkruen sesi nji babë don të marrë rrugë nga Kosova në Gjermani, por djali i tij nuk e lejon atë.

“Drama ‘Babai’ i Visar Morinës, nji gjermano-kosovar asht nji film debutues dhe mbresëlanës”, shkruen gazeta në kritikën e saj profesionale për filmin kosovar, që e percjellë Republika.info

 
Simbas gazetës, juria e Berlinalës, e cila ka përzgjedh dokumentarin “Fuocoammare” si fitues, ka tregu se tema e refugjatëve do të mbetet prezentë në shumë filma që do të prodhohen në t’ardhmen e afërt.

Gazeta ban nji përshkrim shumë pozitiv të filmit, tue e cilësu atë si nji dramë origjinale, e pa ekzagjerueme.

Der Spiegel shkruen edhe për regjisorin Morina, i cili ka përzgjedh nji material, që flet edhe për jetën e tij.
Në rrëfimin e tij, ai shfaq nji tregim të relacionit babë-bir, në rrethana shumë të vështira.

Filmi simbas gazetës do të ketë nji sukses në madh në debutimin nderkombëtar, për shkak të tematikës, narracionit, regjisë, por edhe të kualitetit të pamjeve.