Detajet tronditëse: A asht përdhunue në Paris Kim Kardashian?

Grabitja e Kim Kardashian ishte nji ngjarje e bujshme për mediat si dhe nji nga momentet ma tronditëse të familjes së saj. Mbas largimit nga Parisi me avion personal, Kimi ka kallxue ngjarjen e plotë para policisë, tue zbulue në këtë mënyrë edhe detaje të tjera.

Simbas “Daily Mail”, Kardashian ka thanë se në fillim kishte mendue që 5 personat që i janë futë në dhomë të maskuem si oficerë policie, kishin qëllimin ta përdhunonin, mandej ajo ka ndigjue ata tue përmendë n’anglisht fjalën unazë.

Mbas kësaj, Kim Kardashian ka kallxue në polici se, e kanë lidhë në banjo, ku dhe i kanë marrë tana bizhuteritë.

Mediat e hueja dhe sidomos ato tabloid të sensacioneve të VIP’ave, po aludojnë për nji ngjarje edhe ma ‘hard’ se sa vetëm nji grabitje. Simbas këtyne mediave, fakti që Kardashian i kanë vjedhë edhe njanin prej telefonave mundet me qenë vetëm fillimi i asaj që ka qenë nji tragjedi.

Mediat shkojnë deri aty sa aludojnë edhe për nji përdhunim në grup të Kardashian’it, si dhe bamjen e nji video nga hajnat përdhunues.

Por, deri në zbardhjen e plotë të kësaj çashtje ndërkohë që hetimi po vazhdon nga disa polici, madje edhe nga FBI, çdo gja ka me qenë e mjegullt për atë çka i ndodhi femnës ma të klikueme në botë.