Dhambët e çmuem

Qeveria e Kenias ka djegë 105 ton fildish, sasia ma e madhe e dhambëve të fildishtë në histori, për me tregue vendosmëninë e saj në mbrojtjen e kafshëve.

Simbas zyrtarëve kenianë, dhambët e fildishtë që u dogjën i përkisnin 8000 elefantëve dhe 343 rinocerontëve dhe vlera e tyne në tregun e zi asht rreth 170 milionë dollarë.

Kenia ka nis prej vitesh nji fushatë të ashpër për me i mbrojt kafshët, sidomos speciet që vriten në mënyrë të jashtëligjshme për fildishin e tyne. Autoritetet thonë se nëse llogaritet vlera që fauna dhe flora e vendit sjell në kuadër të turzimit, nji elefant siguron 76 herë ma shumë fitime se sa shitja e dhambëve të tij prej fildishi në tregun e zi.

Preidenti i Kenias, Uhuru Keniata, ishte ai që i vuni flakën fildishit. Ai tha se brezi i ri i gjuetarëve të jashtëligjshëm po përdorë armë moderne dhe lidhja të ngushta me tregjet në botë, po kërcënojnë mbijetësën e elefantëve.

Ai u zotue se lufta ndaj këtij fenomeni negativ ka me vazhdue për me garantue jetëgjatësinë e këtyne specieve. Por, kritikët e djegies së fildishit thanë se kjo thjesht do t’rrisë çmimin e këtij malli në tregun e zi dhe njikohësisht edhe gjuetinë e jashtëligjshme.