Di Caprio e fton nji shqiptare, qe për çka bahet fjalë (foto)

Mbas Afërdita Dreshajt, nji tjetër shqiptare do të jetë krah aktorit holliwoodian Leo Di Caprio.

Ka qenë vetë Aurela Hoxha ajo që ka postue në Istastorien e saj ftesën që donacioni i aktorit i ka ba për me qenë pjesë e eventit të radhës.

Kujtojmë se kjo nuk do të jetë hera e parë që showgirl’i  shqiptar ka me takue të preferuemin e femnave mbasi ata të dy janë takue edhe para dy vitesh në Amfar në Kanë.

Aktiviteti kushtue mjedisit  ka m’u zhvillue me 26 Korrik, kauzë kjo të cilën aktori e mbron prej vjetesh.

Kate Winslet, Madonna apo Tom Hanks janë vetëm disa nga emnat e yjeve botnorë krah të cilëve ka me qenë Aurela në Saint Tropez Gala./In