Diamanti i gjelbërt, shitje rekord!

Diamanti ma i madh në botë me ngjyrë të gjelbërt i quejtun “The Aurora Green” theu rekordin botnor tue u shitë për ma shumë se 16.8 milionë në nji ankand të “Christies” në Hong Kong.

Kryetari i shtëpisë së ankandeve në Azi deklaroi se, ky ishte diamanti ma i madh me nji ngjyrë të tillë që dilte në ankand dhe ishte verifikue së fundmi nga instituti i gurëve të çmuem në Amerikë.

Ai u ble nga nji person i pranishëm në sallë, i cili kërkoi të mbetej anonim.

“Ajo çka i ban mjaft të veçantë diamantet me ngjyrë të gjelbërt asht fakti se janë të rrallë. Punoj në këtë biznis prej 47 vitesh dhe nuk kisha pa kurrë nji guri të tillë prej 5 karatesh”.