‘Diamanti i kaltër’ u ble me telefon. Qe për sa milionë $

“Oppenheimer Blue”, diamanti blu ma i madh e ma i bukur i nxjerrë ndonjiherë në ankand, arriti në shitje shifrën rekord të 57.6 milionë dollarëve amerikanë.
Diamanti 14.62 karatësh u ble nga nji blemës i paidentifikuem.

Blemja u kry me telefon.

Rekordin deri tash për nji diamant të kaltër e mbante “Blue Moon Josephine” prej 12.03 karatësh, që u shit Nandorin e kaluem nga shtëpia rivale e ankandeve “Sotheby’s” për 48.4 milionë dollarë.

 

2-diamantii