Diana, sekretet, seksi me Charls’in. Dalin filmimet e para (video)

Stacioni televiziv britanik, “Channel 4”, asht i vendosun që me i transmetue me 6 Gusht videot e diskutueshme të leksioneve për komunikimin publik që princesha Diana ka marrë nga viti 1992 deri në 1993 nga profesori amerikan, Peter Settelen, dhe që përmbajnë të dhana për jetën private të princeshës, e cila vdiq me 31 Gusht 1997.

Nji zadhanës i këtij televizioni tha se, ”kemi të bajmë me nji dokument me randësi historike” dhe se për këtë arsye ato duhen me ju ba të dituna opinionit publik.

“Unë nuk duhej me u luejt me zjarrin, e bana dhe u kalla shumë” – shprehet Lady Diana, në trailerin e dokumentarit.

Ndërkohë, disa miq dhe vllau i princeshës, Charles Spencer, janë shprehë kundër publikimit të tyne, mbasi përbajnë ndërhymje në jetën private si edhe fyejnë kujtimin e saj.

Edhe familja mbretnore britanike, simbas mediave vendase, nuk e sheh me sy të mirë këtë veprim, që hap plagët e vjetra të monarkisë, sidomos për komentet mbi jetën e Diana’s me princin Charles.

Për çudi, pro transmetimit të videos asht Ken Wharfe, ish-truproja e Dianës. Në nji prononcim për BBC, Wharfe u shpreh se këto filmime kishin me u transmetue nji ditë, qoftë tash, qoftë edhe mbas 30 apo 50 vjete.

“Kudo të ndodhem nëpër botë, i tregoj njerëzve se sa i randësishëm ishte roli i Diana’s në shekullin e 20 dhe kjo asht nji mundësi për me mbajtë gjallë këtë rol. Asht e randësishme që njerëzit t’i kenë këto informacione për Diana’n, ajo ishte nji ikonë” – u shpreh ish-truproja i Dianës.