DiCaprion e huton britanikja, harron trofeun e Oskar’it

Leonardo DiCaprio e ka festu në nji lokal fitimin e çmimit “Oskar” si Aktori ma i Mirë.

Ai asht shfaq në shoqninë e bukuroshes britanike Lauren Hutton, nji natë mbas ceremonisë.

27-vjeçarja sapo asht nda nga Spenser Meteus dhe duket se kohët e fundit e ka gjet veten mirë në krahët e aktorit holliwudian.

Ky i fundit asht shfaq disi i hutuem saqë ka harru trofeun e Oskar’it mbrenda mjediseve të lokalit.

Në video shfaqet nji person që vrapon për me kapë makinën e Leos, në mënyrë që me i dorëzue atij statujën e artë, për të cilën DiCaprios ju desh të priste shumë gjatë.