Dikur aktore e famshme e Serbise, sot shefe e restoranit ne Sarande te Shqipnise

zlata-1

A ju kujtohet Zlata Numanagic? Aktorja e serialeve te njoftuna te televizionit jugosllav si “Otpisani” dhe “Srecni ljudi”, sot asht shefe e nji restorani ne qytetin bregdetar te Shqipnise, ne Sarande.

Bashke me shoqen e saj prej Beogradi dhe me nji partnere shqiptare, Zlata e ka hape nji restoran ne Sarande dhe, si thote, po e shijon bukurine e ketij qyteti dhe ketij deti shqiptar.

Ajo tregon se miqte e saj sarandiote, nuk e kane besue kur ju ka tregue se asht aktore. Vetem kur i kane pa videon ne Youtube, jane habite me te si aktore. Ishin mesue me e pa pa shminke, punetore qe i pastron tryezat, por s’e kishin mendue aktore, tregon Zlata.