Dikur pozonte cullak, sot asht pjesëtare e ISIS

Ka pozue disa herë cullak nëpër gazeta të ndryshme, tash ajo mban ferexhe.

Bahet fjalë për ish modelen britaniken Kimberley Miners, 27-vjeç, e cila asht konvertue në Islam mbas vdekjes së babës së saj, por që në fakt ka marrë rrugën radikale.

Të Premten ajo asht arrestue në Bradford nën dyshimin se posedon materiale terroriste, por mandej u lirue me kusht në pritje të hetimeve të matejshme.

Gjatë bastisjes në shtëpi, i janë gjetë edhe materiale të ISIS, por pa specifikue se për çfarë materiale bahet fjalë.

Në rrjetin social Facebook, 27-vjeçarja që tash quhet Ajshe, ka shpërnda video të shumta të bombardimeve të ISIS si dhe dyshohet se asht dashunue me nji ushtar të tyne.