Disa fakte që nuk i keni ditë për Bebe Rexhën

Ajo ka shkrue kangën ‘The Monster’ të Eminem

Bebe Rexha ka nji talent të jashtëzakonshëm në krijimin e teksteve dhe kangëve, dhe shumë prej kangëtarëve të famshëm janë paraqitë me kangët e saj përfshi këtu Selena Gomez, Igi Azalea por edhe Eminem. Kanga ‘The Monster’ të cilën ai e ka knue në bashkëpunim me Rihanna’n u kthye në nji super-hit, dhe shumë pak e dinë që kjo kangë ka qenë krijim i Rexhës për albumin e saj.

Emni i saj i vërtetë asht Bleta

Në nji intervistë për mediat e hueja ajo asht shprehë se emni i saj i vërtetë asht Bleta dhe meqënëse në anglisht emni i saj thuhet Bee, ajo ka zgjedhë të vetëquhet Bebe.

Ajo ka knue nji kangë me David Guetta, por asnjiherë nuk i ka marrë meritat

Në kangën e David Guetta-s ‘Hey Mama’ ka qenë pikërisht e knueme prej kangëtares Bebe Rexha, por asnjiherë nuk i mori meritat për këtë kangë. Emri i saj nuk figuronte në asnji moment, dhe siç edhe shprehet vet këngëtarja, kjo e ka mërzitë shumë.

‘Im gonna show you crazy’ ishte nji krijim shumë personal

Kanga ‘Im gonna show you crazy’ ishte nji krijim mjaft intim i kangëtares, dhe këtë gja ajo fillimisht nuk ka dashtë me nda me askend. Por, kur e kuptoi se kanga mundet me qenë nji sukses, Bebe vendosi me publikue për të gjithë. Ajo e dinte se nuk mundet me lanë të msheftë, pamvarësisht intimitetit që paraqiste.