Dita e Europës, këto janë vendet ma të lumtuna

danimarka.jpg

Danimarka u radhit si vendi ma i lumtun në botë për 3 herë radhazi që prej vitit 2012.

Arritja në vazhdimin e paqes dhe unitetit në tane Europën që nga krijimi i Bashkimit Europian festohet çdo vit me 9 Maj, tue vleresue në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë parlamentare që janë të mbrojtuna në të gjithë kontinentin që nga viti 1949.

S’asht çudi që Danimarka asht zyrtarisht vendi ma i lumtun në Europë, ku qytetarët e saj kanë nivele të nalta të besimin në sistemin e Qeverisë të demokracisë parlamentare, dhe si banorët nuk shqetësohen për këtë, shkruen The Independent.

Danimarka u zgjedh si vendi ma i lumtun në bazë të nji numri të faktorëve të përcaktuem nga OKB, përmes raportit të vitit 2016.

Në të përfshihen GDP për frymë, vite të shëndetshmë të jetëgjatësisë dhe mbështetje sociale, idea e besimit që asht mat nga mungesa e perceptueme e korrupsionit në Qeveri dhe biznis, dhe tue përcaktue lirinë për me marrë vendime për jetën.

E vendet e tjera europiane të përshkrueme në raportin global janë Zvicra, Islanda dhe Irlanda, ndërsa Britania e Madhe nuk renditet vetëm për shkak të votimit të anëtarësimit në BE këtë verë.