Dita e LGBT-së, qe çka i bashkon Ermal Mamaqin dhe Julian Dedën

Ata janë shokë, miq dhe kanë punue bashkë. Bile kur vjen puna të martesa e së njajtës gjini, ndajnë të njajtin mendim, janë pro martesës tradicionale mes nji grueje dhe nji burri.

Në ditën e komunitetit LGBT, Ermal Mamaqi dhe Julian Deda kanë shpërnda për fansat e tyne nji postim për me shpjegue pse janë kundër.

Edhe pse fansat e Ermalit e kritikonin se asht diskriminues dhe paragjykues ndaj personave që janë pjesë e komunitetit LGBT, ai ende nuk ka ndryshue mendim dhe këtë e vërtetojnë ma s’miri fjalët që ai ka shkrue sot.

“E keni parasysh atë momentin kur takohen çunat dhe puthen me faqe? Sot është dita që nuk takoj asnjë shok. Njerëzit janë bërë shumë të ndjeshëm dhe ngatërrohen. Gëzuar miq. Unë dhe Pastori i Kishës time përsëri jemi kundra Martesave Gay. Pro jetës, pro familjes, pro shoqërisë, pro dasmës burrë me grua”, ka shkrue ai.

Të njajtën gja thotë edhe Juliani, kur shkruen se, reklama ku nji fëmi rritet me dy nana, promovon të panatyrshmen. “Siç është e panatyrshme ndërhyrja në kodin e familjes”, shkruen Deda.