Ditë e madhe për Berishën, sot vjeshta i doket pranverë!

Nji nga personazhet ma të njohun të politikës shqiptare në 26 vitet e fundit feston sot 72-vjetorin e lindjes.

Ish kryeministri Sali Berisha në nji mesazh në Facebook shprehet se sot vjeshta i duket pranverë.

“Sot 72 vjeç! Miq, është fitore dhe bekim të bëhesh 72 vjeç dhe të të duket vjeshta si pranverë! Mirënjohje të pakufishme Zotit, Lilit e të gjithë familjarëve, miqve, të afërmve, bashkëpuntorëve, mbështetësve të mi, që me dashuri, përkushtim të madh më kanë shoqëruar dhe aq shumë më kanë ndihmuar, mbështetur, frymëzuar përgjate këtij rrugëtimi. Zoti i bekoftë!!”, shkruen Berisha në profilin e tij në Facebook.

 

sali