Ditëlindja e Bekim Fehmiut, në Serbi shprehin keqardhje pse nuk u festue në mënyrë institucionale

Bekim Femiu asht largue nga skena e artit për shkak të tensioneve politike në shejë revolte për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Në 80-vjetorin e lindjes, u përkujtue në kryeqytetin serb nga Ambasada e Shqipnisë dhe miqtë e tij të afërt. Nji njoftim të përbashkët e dhanë dhe kryeministrat Edi Rama dhe Aleksandar Vucic, tuee nderue figurën e tij.

“Nuk gjen figurë ma të pranueshme se sa Bekim Fehmiu në këtë hapsinë. E pranojnë tanë veprën e tij, kontributin e tij, atë që ka ba”, thotë ambasadori i Shqipnisë në Beograd, Ilir Boçka.

Botuesi dhe drejtuesi i televizionit B92, Veran Matic, tha se, fatkeqësisht përkujtimi për te nuk asht i institucioneve të vendit.

“Tash asht e randësishme që na me folë në nji nivel institucional dhe komunikimi me qenë i natyrshëm dhe jo i sforcuem politikisht. Njerëzit tjerë munden me vazhdue procesin mandej”, thotë Matic.