Divorci i bujshëm: Depp preu gishtin dhe shkruejti me gjak

Johnny Depp dhe Amber Heard kanë arritë ma në fund nji marrëevshje gjatë betejës për divorcin e tyne, ka ba të ditun Daily Mail Online.

Avokatët e të dyja palëve kishin ndërmarrë nji maratonë të ethshme gjatë ditëve të fundit për me arritë nji ujdi.

Por Depp asht pajtue për nji marrëveshje e cila mendohet të vërtitet rreth 10 milionë dollarëve për me u nda nga grueja e tij, me të cilën ka qenë i martuem gjatë 15 muejve të fundit.

Në procesin gjyqësor mes Amber Heard dhe Johnny Depp po dalin gjithnji e ma shumë prova që mbështesin pretendimet e aktores për abuzim nga ana e aktorit.

Mbas videos së publikueme disa javë ma parë, ku Depp shfaqej në gjendje të dehun tue thye xhama dhe i bërtit bashkëshortes së tij, TMZ publikoi nji imazh nga “çmendunia” e aktorit.

Në imazh doket nji pasqyrë e thyeme mbi të cilën asht shkrue me gjak dhe bojë të kaltër “Starring Billy Bob + Easy Amber”.

 

depamber

 

2-dep

 

1-depamber