Dokumentari që shkaktoi debat, ku Lady Diana rrëfen sekretet e saj (video)

Nji dokumentar, i cili që në orët e para shkaktoi shumë zhurmë sikurse dhe vetë personazhi për të cilin rrëfen, Princeshë Diana, e cilësueme si nji person shumë origjinal, karizmatike dhe e rrethueme nga misteri.

Dokumentari, i cili u shfaq këtë të Diellë rrëfen për jetën e Lady D, emocionet e saj tue na e risjellë edhe ma pranë figurën e princeshës rebele.

Rrëfime të Lady D, të miqve të saj, muzikë emocionuese, momente të papublikueme ma parë, detaje me të vërtetë rrënqethëse.

Dokumentari 90 minutësh i transmetuem nga Channel 4 përmban fakte historike, të cilat shtojnë edhe ma shumë pikëpyetje për figurën dhe fatin e Lady D.

Ma poshtë ju prezantojmë me disa nga pikat kyçe të këtij dokumentari, i cili po shkakton kaq shumë zhurmë në media:

Diana u takue me Prince Charles vetëm 13 herë përpara se të martoheshin

Lady D i kërkoi ndihmë Mbretneshës, por nuk gjeti mbështetje

Diana pësoi traumë gjatë nji emisioni mbas martese, kur u pyet nëse e dashunonte princin

Në 1985 Princesha kishte ra n’dashni me dikend tjetër i cili besohet se asht truproja, Barry Mannakee. Ajo u shkatërrue kur ai vdiq gjatë nji aksidenti me motor vetëm tri javë mbasi u detyrue të largohej nga pallati mbretnor. Madje, në dokumentar ndigjohet se Lady Diana rrëfen se ai ishte dashnia e jetës së saj