Donat Qosja, anëtari ma i ri i Akademisë Europiane të Filmit

Donat Qosja asht ba anëtar i Akademisë Europiane të Filmit.

Lajmin e ka ba të ditun vetë aktori përmes rrjeteve sociale ku e ka publikue edhe ftesën nga Akademia.

Faleminderit. Akademisë i shtohet edhe një anëtar. Unë”, ka shkrue aktori.

Akademia Europiane e Filmit ka rreth 3 mijë anëtarë profesionistë të filmit dhe kinematografisë nga tanë Europa.

Përveç Donatit, anëtarë të tjerë nga Kosova janë Vjosa Berisha, Fatos Berisha, Jeton Budima, Valon Jakupaj, Veton Nurkollari, Blerta Zeqiri dhe Arben Zharku.

 

qosja