Doni nji shtëpi falas në qendër të Londrës? Kjo asht oferta intresante!

Londra asht nji nga qytetet ma të shtrejta në botë, por gjithashtu edhe nji nga vendet ma të lakmueme nga ata që kërkojnë të kenë fitime të mëdha.

Megjithatë, ka nji mënyrë për të jetue në këtë zonë jo shumë larg nga lumi Thames, tue kontaktue nji çift të ri, i cili ka postue nji njoftim të çuditshëm në internet.

Ata ofrojnë nji dhomë falas në nji apartament ku ma e pakta që duhet të paguesh asht jo ma pak se 1500 paund, ma shumë se 1,700 euro. Por, për këtë ka nji kusht që duhet të plotësohet, shkruen Metro.co.uk.

Ross dhe Sofi, dy pronarët janë tue kërkuae për nji çikë që asht e ambël, e durueme dhe dashamirëse. Qiramarrësi duhet të kujdeset për 10 orë në ditë për tre ditë në javë, për Margaret, gjyshen e Ross 93 vjeçe.

Ajo ka nevojë për vëmendje të vazhdueshme, por asht ende mjaft autonome e aftë për të ecë dhe për me u ushqye vetë. Ajo luen edhe piano dhe i pëlqen me knue.

Problemi asht se, gjyshja Margaret asht tue vuejt nga çmendunitë e pleqnisë, kështu që herë mbas here të thotë gjana mjaft të çuditshme. Megjithatë, ata që janë të interesuem për këtë punë paksa të “vështirë” kanë me pasë të mundun të jetojnë qetësisht në qendër të Londrës.