Drake then rekordin e vendosun nga Michael Jackson!

Reperi nga Kanada doket se ka ba nji punë të shkëlqyeme me albumin e tij të fundit “Views”. Drake ka arritë të tejkalojë rekordin e vendosun nga Jackson përsa i përket nominimeve në American Music Award. Me plot 13 të tilla, Drakë ka kalue rekordin e vendosun nga mbreti i muzikës pop në vitin 1984 kur arriti të nominohej në 11 kategori me albumin “Thriller”.

Rihanna këtë vit ka arritë të kap shtatë nominime, ndërsa Adele dhe Justin Bieber me nga pesë.

American Music Awards 2016 ka me u prezentue në Teatrin Microsoft në Los Angeles me 20 Nandor.