Drama amerikane: Huma shperthen në lot në mes të rrugës!

Zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë prodhue dhe po prodhojnë nji tension kaq të jashtëzakonshëm, sa nuk ishte pa prej shumë kohësh.

Protestat në rrugë vazhdojnë kundër presidentit të ri, Donald Trump, ndërsa mediat raportojnë se Trump po bahet gjithmonë e ma shumë ‘president’, tue lanë mbas retorikën që e solli në postin ma të randësishëm në botë.

Ndërkohë, ky asht momenti kur këshilltarja ma e afërt e Hillary Clinton shpërthen në lot në mes të rrugës.

Huma Abedin po kthehej te zyrat qëndrore e fushatës elektorale të demokrates Clinton, kur nisi të qante.

Duket se Abedin ka mbi shpinë peshën e nji bote.

Arsyeja qendron te ish-bashkëshorti i saj, Anthony Weiner.

Ajo u nda sivjet me ish-kongresmenin, mbas disa aferave seksuale.

Por jo vetëm kaq, kur FBI deklaroi se ka rihap hetimet për e-mailet e Clinton, u raportue se në kompjuterin e Weiner janë gjet qinda-mija e-maile të Clinton.

Disa media thonë se kjo asht nji nga arsyet kryesore se përse Clinton humbi garën.

Nuk dihet nëse Abedin ka me vazhdue karrierën e saj pranë Clinton, mbasi 40-vjeçarja nuk ka punue kurrë për dikend tjetër.

Abedin u nda me të shoqin mbasi u zbulue se ai i dërgonte mesazhe seksuale nji 15-vjeçareje.

 

7-humaaa

 

6-humaaaa

 

5-humaa

 

4-humaaa

 

3-humaa

 

2-humaaa

 

1-humaa