“Droga e Hitlerit”, qe pse ishte kaq e dashtun për nazistët!

‘Droga e Hitlerit’. Për këtë etiketim po diskuton këto ditë Gjermania.

E përditshmja Bild qe e percjell Mapo, shkruen se ‘droga e Hitlerit’ po përdoret masivisht në orgjitë e shumta që po organizojnë homoseksualët në Berlin.

Por çfarë asht ‘droga e Hitlerit’? Bahet fjalë për metamfetaminën, nji drogë e shpallun si e paligjshme në vitin 1988.

Ajo përdorej gjanësisht nga nazistët, si thekson shkrimi i maposhtëm i Bild.

Stimulanti ‘pervitin’ ishte ‘shpirti i frymës naziste’, shkruen autori Norman Ohler në vitin 2015.

Metamfetamina Pervitin ishte droga e preferueme e elitës naziste.

Tashma njihet me emnin ‘kristal met’.

Punishtet e posaçme të Berlinit i kishin dergu ushtrisë naziste ma shumë se 200 milionë pilula nga viti 1939 deri në vitin 1945.

Psikologu i ushtrisë, profesor Otto Ranke, shkruente në atë kohë.

“Asht kaq e suksesshme, sa ushtarët marshojnë nga 36 deri në 40 orë pa kurrfarë lodhje të dukshme”.

Edhe vetë Hitleri ishte i mvarun prej saj.

Këtë e konfirmon mjeku i tij personal, që e quente atë ‘pacienti A’.

Mbrenda 1349 ditëve ai i kishte injektu mbi 800 doza me metamfetaminë dhe opiat.

Metamfetamina vepron si adrenalina e trupit.

Truni ndizet me ‘gaz në dërrasë’.

“Droga shkakton ndjesinë e mpimjes dhe pamposhtmënisë, çka reflektohej edhe në ndërgjegjen e elistës naziste,” thotë Norman Ohler.