Dua Lipa edhe në top-listat e Holandës!

Dua Lipa asht kangëtarja e preferueme në disa vende t’Europës.

E gjithë kjo në saje të hiteve të fundit, posaçërisht kangës së saj “Be The One”, e cila deri më tash ka marrë rreth 10 milionë klikime.

Mbas pushtimit të top listës në Gjermani, ajo tash asht e para edhe në top-listat holandeze.

Këtë e ka konfirmu kangëtarja përmes nji mesazhi të publikuem përmes nji fotografie në llogarinë e Instagramit.

“Shkova në Amsterdam me këta të bukurit. Tani kanga ime asht numër nji në Holandë. Faleminderit për dashninë dhe mbështetjen, ma shumë se e lumtun”, ka shkue Dua.

Kangëtarja shqiptare asht tue përgadit projekte të reja, të cilat pritet ti publikon gjatë muejve të ardhshme.