Dua Lipa ka nji lajm të madh për kosovarët

Dua Lipa ma në fund performon në vendlindje.

Kangëtarja, e cila kohët e fundit po merr vëmendjen e madhe në skenën botnore të muzikës, ka me ardhë në vendlindje për me performue për përkrahësit e saj.

Mbas lajmeve që kanë qarkullue ditët e fundit për këtë koncert, asht vet kangëtarja që ka konfirmue këtë në profilin e saj në Instagram, dhe atë me anë të nji foto reklamë.

Koncerti nga Dua ka me u mbajtë 9 Gusht në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Këngëtarja ka shkrue me shkronja të mëdha se ‘menxi po e pret’ koncertin dhe se ma në fund ka me knue në vendlindje.