Dua Lipa, koncert në Prishtinë me 9 Gusht

Nga 25 Korriku në sheshet e Prishtinës, qytetarët munden me i gjetë biletat për koncertin e parë të kangëtares shqiptare Dua Lipa në Kosovë, koncert ky që ka me u mbajtë në Parkun e Gërmisë në Prishtinë me 9 Gusht.
Dua Lipa ka me ardhë në Kosovë në mbasditen e 7 Gushtit.
E veçanta e këtij koncerti, përveç faktit se Dua po vjen në vendlindje, asht edhe aspekti tjetër, se ky koncert ka me qenë për bamirësi.
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka ba me dije se ky koncert asht fillimi i shumë organizimeve tjera, të cilat kanë me vendosë Prishtinën në hartat kulturore të organizimeve të tilla.
Ahmeti asht shprehë i kënaqun që Komuna, të cilën ai e drejton, ka me qenë siç e quejti ai, ombrellë e organizimit të koncertit të Dua Lipas.

Baba i Dua Lipas, Dukagjin Lipa, njiherit edhe drejtor Egzekutiv – Republika Communications, në nji konferencë për media të mbajtun sot bani të dituna edhe detajet e koncertit të Duas.
Lipa kallxoi që tana të hyrat materiale kanë me shkue në fondacionin ‘Sunny Hill’, i cili fondacion asht regjistrue nën patrionatin e vet Dua Lipas.

Por, Dukagjin Lipa ka kallxue edhe për çmimet e biletave, ku nji biletë ma afër skenës ka me kushtue 15 euro, ndërsa ma larg ka me qenë 10 euro.
Simbas tij, këto vlera janë ba minimale, për arsye të kushteve që i kanë kosovarët.

Përfitimet e mbledhuna nga koncerti i Dua Lipas kanë me u ba publike mbas dy jave.

Ndryshe, Dua Lipa ka me qëndrue në Kosovë deri me 10 Gusht