Dua Lipa kthehet në Kosovë

Kangëtarja nga Prishtina me famë botnore Dua Lipa, tha se mbas lansimit të albumit të saj të ri i cili ka me qenë i gatshëm në muejin Fror të vitit 2017, ka me u rikthye për edhe nji koncert në Kosovë për të prezentue të gjitha kangët e reja.

Tue folë në nji intervistë ekskluzive në emisionin NIN në Klan Kosova, Dua bani të ditun se mbasi të publikohet albumi i saj, ajo ka në plan të nisë nji turne botnor për të performue të gjitha kangët.