Dua Lipa prezenton kopertinën e albumit të saj të ri, kjo asht deklarata e saj

Kangëtarja Dua Lipa përmes nji postimi në Instagram ka prezentue kopertinën e albumit të saj të parë, i cili ka me u publikue në Fror të vitit të ardhshëm.

“Jam shumë e emocionueme që po ndaj me ju kopertinën e albumit tim dhe ju falënderoj që keni qenë të durueshëm me mue dhe që më keni mbështetë. Arsyeja pse e kam titullue me emnin tim asht se ky album jam unë. Prezenton atë që jam si person dhe si nji artiste”, ka shkrue ajo në prezentimin e kopertines së albumit.