Dua n’Qershor këndon në festivalin e madh në Vjenë

Donauinselfest 2013, Hauptbühne 22.Juni 2013

Me 24 Qershor, Dua Lipa ka me i këndue hitet e saj për publikun austriak në festivalin e njoftun “Donauinselfest”.

Si çdo vit edhe sivjet ky festival asht krejt pa pagesë.

Njajt si në edicionet e kalueme, në skenat e Donauinselfest kane me performue dhetra kangëtarë e bende.

Në këtë festival ka performue edhe ylli botnorë me prejardhje shqiptare Rita Ora.

Donauinselfest mbahet në nji hapesinë 4.5 kilometra të gjatë, ku vendosen bina të ndryshme në të cilat performojnë bende e kangëtarë të shumë, në të njajtën kohë.

Vitin e kaluem gjatë tri ditëve, festivalin e kanë vizitue 3.3 milionë persona.