Duan e fton MTV PUSH, shumë shpejt mundet me hy në PUSH Hall Of Fame

Kangëtarja shqiptare Dua Lipa, asht ftue nga MTV PUSH ekskluzivisht për me i performue hitet e saj.

“Në moshën 20 vjeçare, Dua Lipa ka luftue prej fminisë me realizue andrrën e saj për me performue. Dhe tashma me hitet ‘Be The One’ dhe ‘Last Dance’ asht tue i prek majat e toplistave”, shkruen MTV PUSH.

MTV e ka zgjedhë Duan me performue në muejin Prill, dhe tash mundet me hy në mesin e të famshmëve “PUSH Hall Of Fame”.