Dubai drejt rekordit të ri: Ndërtohet rrokaqielli në formë të minares ma i naltë se Burj Khalifa

Kompania për ndërtimin dhe menaxhimin e pasunive të patundshme, Emaar nga Dubai, ka me ndërtue nji rrokaqiell të ri që ka me tejkalue naltësinë e Burj Khalifa – aktualisht ndërtesa ma e naltë në botë – tha Presidenti i kompanisë, Mohamed Alabar.

Ai shtoi se ndërtesa e re, ndërtimi i së cilës ka me kushtue rreth nji miliardë dollarë, ka me qenë ma e naltëë se kulla Khalifa (828 metra).

Ndërtesa e re, e projektueme nga arkitekti spanjollo-zviceran Santiago Calatrava- Valls, ka me pasë banesa, restorante dhe hotel. Pamja thuhet se ka me qenë elegante dhe se ka me i përngja minares së xhamisë.

Në garën për me ndërtue këtë rrokaqiell asht kompania Kingdom Holding e princit saudit dhe miliarderit, Al-Waleed Bin Talal bin Abdulaziz al Saud, i cili po punon në ndërtimin e rrokaqiellit ma të naltë në Jeddah që ka me përfundue në 2019’n, e që asht 1 kilometër i naltë.

Ndërtesa e re thuhet se ka me qenë ma e nalta, por simbas Alabarit detajet e naltësisë kane me u dhanë ma vonë. Ai shtoi se ndërtesa që ka me qenë nji dhuratë për Dubain ka me përfundue kah viti 2020.

dubai