Durrësakja që kercënoi Rudina Magjistarin

Nji 37-vjeçare nga Durrësi po hetohet në gjendje të lirë mbasi ka kercënu me jetë gazetaren Rudina Magjistari.

Simbas gazetës Tema, Viola Sala prej disa muejsh kercënonte dhe fyente Magjistarin.

Por moderatorja e njohun nuk ka duru ma dhe ka krye denoncim ndaj shtetases Sala.

Materialet e depozitueme nga Magjistari i kanë kalue prokurorisë, e cila ka marrë në shqyrtim çashtjen dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ky asht njoftimi i Policisë:

Policia e Tiranës ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj një 37-vjeçare nga Durrësi, pasi kërcënonte në rrjetet sociale një gazetare.

Sipas burimeve, kanë nisur hetimet për Viola Salën, pasi që nga muaji tetor 2015 dhe deri në ditët e sotme i ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe fyese në Facebook moderatores televizive me iniciale R.M. Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncim në polici, e cila i referoi në Prokurori.