Dy fjalë në “Facebook” i kushtuen me burg deri 15 vjet

Nji grua nga Tailanda rrezikon me kalue deri në 15 vjet në burg mbasi “kritikoi” monarkinë. Grueja nuk bani gja tjetër, veçse ju përgjegj me dy fjalë nji mesazhi privat në “Facebook”. Partnaree Chankij u lirue sërish mbasi pagoi garancinë.

Këshilli Kombëtar për Rregullin dhe Paqen, kambënguli se kishte prova të mjaftueshme se Patnaree kishte shkelun ligjet, raporton Bangkok Post.

Ajo u përgjegj me “ja” dhe “hur”, e ngjashme me “yeah” dhe nji shprehje psherëtime, nji mesazh ky që konsiderohet fyes ndaj familjes mbretnore.