Dy prezentime inspiruese, të cilat çdo grue duhet me i pa

Konferencat e njohuna TED kanë fillue të mbahen në SHBA qysh nga viti 1984. Historikisht, kjo ngjarje asht nji asamble e ekspertëve ma të njohun të botës nga fusha të ndryshme, të cilët dhurojnë fjalimet e tyne jetike rreth ideve ma të mira në teknologji, lidhje njerëzore, vet-edukim dhe shumë ma shumë.

Pse të keni pamje të bukur fizike nuk asht gjithçka

Top modelja amerikane, Cameron Russell, e cila ka shkelë pistat për Victoria Secret dhe Chanel, shpjegon se pse njerëzit nuk duhet ta kenë prioritet pamjen fizike. Ajo thotë se fotografitë e përsosuna, të cilat i shohim në revista të ndryshme, mund të jenë mashtruese dhe e pranon se sinqeriteti merr shumë kurajë.

 

Si të baheni e suksesshme në botën e mashkujve?

Biznismenja arabe, Leila Hoteit, ndanë sekretet e saja për ndërtimin e nji karriere të suksesshme. Ajo e pranon se ndër gjanat ma të vështira që i ka përjetue në jetë ka qenë kur i ka shpjegue vajzës se pse bota arabe udhëhiqet nga mashkujt. Leila i ndanë tri këshilla të cilat kanë me ju ndihmue me lulëzue në botën moderne.

Ajo kambëngulë se çdo grue duhet të mësohet me qenë e guximshme dhe e aftë për ta kombinue punën me rolet në familje, e gjithashtu t’i ndihmojë grave tjera.