E bukura dhe sensualja Melanie, por qysh u njoft Trump me modelen…(foto)

Donald Trump ishte në lidhje me nji femën tjetër kur u njoft me Melania Trump, e cila tash asht grueja e tij.

Ajo ka kallxue ngjarjen dhe takimin e tyne në nji festë të javës së modës më 1998.

“Ai dëshironte numrin tim, por ai ishte me nji tjetër dhe unë sigurisht nuk ja dhashë”,- kallxoi ajo.

“I thash, nuk ta jap numrin tim, ma jep numrin tand dhe unë kam me të marr ne telefon”,- kallxoi ajo, tue shtue se, donte me dijtë se çfarë lloj numri po i jepte ai, biznisi apo tjetër.

Atëherë, Trump i kishte dhanë Melania’s së lindun në Slloveni, krejt numrat e tij.

‘Të zyrës, shtëpisë në New York’, krejt”,- thotë ajo.

Melania, atëherë 28 vjeçare dhe duhej të udhëtonte në Caraibe, por e kishte thirrë atë sapo ishte kthyer në New York disa ditë ma vonë. Çifti u martue më 2005’n.