E famshmja “Vogue” feston 100 vjetorin, qe kopertina ma e mirë

Kim Kardashian thotë se iu ba realitet andrra e radhës. Vajza që kritikohet se nuk di me ba asgja, por që simbas saj, ajo di me ba gjithçka, asht përzgjedhë ndër kopertinat ma të mira të revistës së modës “Vogue”.

Me rastin e 100-vjetorit të kësaj reviste, u zhvillue nji mbramje gala, ku nji nga ikonat e familjes Kardashian u shpreh shumë e lumtun me qenë pjesë e saj, e shoqnueme nga bashkëshorti Kanye West.

“Mendoj se, për çdo vajzë, revista ‘Vogue’ asht personifikimi i modës. Dhe, unë kam koleksionue kopertina të saj që nga vitet ’60 dhe ’70, dhe tash me qenë nji ndër kopertinat e saj, më doket thjesht si nji andërr”, tha Kim.