E la grueja, qe reagimi i pasanikut të braktisun

Këto fotografi vijnë nga provinca e Guangzhou në Kinë dhe në to shihet nji çift që po ndahet.

Mediet vendase kanë shkrue se grueja i ka kërkue divorcin të shoqit, por ky i fundit nuk pranon që ata me u nda. Siç shihet edhe nga foto, burri asht gjujëzue para bashkëshortes së tij tue ju përgjërue që me falë.

Gjithashtu, shihet se bashkëshortja ka marrë disa çanta dhe i ka djegë.

“Burri që shihet në këto foto asht njeri shumë i pasun dhe kërkon nga grueja tij, që me ju bindë rregullave strikte që i vendos ai. Në mënyrë që me i kundërshtue vendimet e tij, ajo i ka vnue flakën disa gjanave t’shtrejta dhe ka dashtë me u largue nga shpia, por ai i asht ulë në gjujë dhe e ka lutë për nji rast të dytë”, shkruejnë mediet lokale.

Kine.JPG2_