E nxen marrja live në TV banoren e Big Brother!

Latysha Grace asht banorja e cila asht largue këtë javë nga shtëpia e “Big Brother” në Britani. Ajo ka me u mbajtë mend jo veç për qëndrimin e saj në shtëpi, por dhe për incidentin që i ndodhi mbas daljes nga shtëpia.

Incidenti në fjalë i ndodhi gjatë nji interviste në “Channel 5”. Ndërkohë që ajo po intervistohej nga gazetari, ajo shprehet se i ka mbetë fiksim kcimi i saj “Twerk”  tue i kërkue që me performue dhe aty.

Ish banorja e “Big Brother” filloi me kcye por veshja e papërshtatshme i ekspozoi ma shumë se duhet trupin. Video e kcimit të saj ku ekspozohet trupi asht shpërnda me mija herë në rrjetet sociale, ku tashma është kthye dhe “hit”.