E pabesueshme, Adele shan 33 herë me fjalë të ndyta në festivalin prestigjioz

Kangëtarja e famshme britanike asht ngjitë në festivalin prestigjioz muzikor.

E magjishmja Adele ka pranue se asht kërcënue nga BBC, mbasi ka sha në skenë gjatë festivalit të Glastonbury.

Janë plotë 33 herë momentet që ajo ka përdorë fjalë si “F*ck” disa herë, bile tue ju drejtue edhe audiencës.

Kangëtarja 28-vjeçare, e njohun për fjalorin e saj, ka pranue mbas festivalit se asht paralajmërue disa herë nga BBC për me kontrollue fjalorin e saj, ndërsa po performonte “live” për miliona ndjekës, të cilët e ndiqnin festivalin nga BBC Two.