E përjashtojnë modelen e Playboy për shkak të nji foto!

Ish-modelja e “Playboy”-t, Dani Mathers asht gjendë nën nji lum kritikash për postimin e fotos së nji grueje të deshun në dushet e palestrës së frekuentuem prej saj në Los Angeles.

Mathers, e shpallun “playmate” e vitit në 2015, e hodhi pamjen polemizuese në profilin e saj në “Snapchat”, shoqnue me komentin:

“Nëse sytë e mi nuk e shohin këtë, as tuejt nuk munden”. Ndërsa, në foto mundet me u pa edhe ajo vete me dorën e vendosun te goja sikur me qenë tue mbulue të keshmen. Pronarët e palestrës “L.A. Fitness” reaguen menjiherë tue pezullue anëtarësimin e Mathersit.

Ata postuen nji mesazh në Twitter, ku e cilësonin sjelljen e modeles krejtësisht të papranueshme dhe që i vnon në rrezik anëtarët e tjerë të ekipi. I dhamë fund anëtarësimit të saj, sqarohet në mesazh, nuk ka me përdorë ma këtë klub.

1468932683_palestraaaa

1468932634modeljaaaa 1468932769_modelja2

1468932779_modelja3