E përplas kerri, vajza nxjerrë telefonin për me ba selfie

Zakonisht, kur njerëzit janë të përfshimë në aksidente, gjaja e parë që mendojnë asht që me pshtue dhe mos me u lëndue shumë.

Por, për nji vajzë nga Kina nuk asht kështu, mbasi kur ajo ka pësue nji aksident ka ba menjiherë nji “selfie” dhe e ka publikue në rrjetet sociale.

“People’s Daily Online” shkruen se ngjarja ka ndodhë me 18 Maj, por foto asht publikue nga mediet ditën e sotme.

Dëshmitarët që e kanë pa skenën e aksidentit, menduen se ajo ishte tue marrë në telefon të afërmit e saj. Ma vonë ata vunë re se, ajo po qëndronte e shtrime në tokë dhe po bante nji “selfie”.

Simbas medieve kineze, edhe mbasi policia arriti në vendin e aksidentit, ajo nuk e lëshoi për asnji moment telefonin e saj, tue e përdorë vazhdimisht ashtu e shtrime në tokë.